Mirëmbajtja e pastërtise publike
Mirëmbajtja e pastërtise publike nenkupton pastrimin , fshirjen dhe larjen e sipërfaqeve publike qarkulluese , mirëmbajtjen e rrugëve për këmbësorë, brigjeve dhe sipërfaqeve të tjera të rregulluara, transportimin dhe deponimin e mbeturinave .
Dinamika e mirëmbajtjes së pastërtisë publike të sipërfaqeve qarkulluese publike është e caktuar me programin e propozuar të punës i cili përgatitet në pajtim me vendimin për rendin komunal.
Organizimi i kryerjes së aktiviteteve të rregullta
Për kryerjen më të mirë të punëve nga ana e repartit për pastërtinë publike komunale , rrugicat grupohen operativisht në tre kategori :
- Kategoria e rrugicave që fshihen cdo ditë
- Kategoria e rrugicave që fshihen cdo të dytën ditë të javës
- Kategoria e rrugicave që fshihen një herë në javë
Mirëmbajtja e parqeve publike dhe gjelbërimit
Reparti për parqe dhe gjelbërim në kuadër të NJ.P Hortikultura i mirëmban sipërfaqet e gjelbërta në territorin e qytetit të Strugës , edhe atë,parqet në territorin qendror të qytetit , sipërfaqet e gjelbërta të rrugëve , bulevardeve , parqeve të pyllëzuara dhe leave të luleve . Në kuadër të ketij reparti punon lulishtja e cila prodhon lule sezonale dhe fidane të tjera.
Menaxhimin e varrezave dhe fidanishtes
Në përbërje të sektorit operativa në terren punon edhe reparti i varrezave, varrezat e krishtera të qytetit të cilat i menaxhon NP’’Komunale” janë vendosur në vendin “Lenishte” , lokaliteti mera e vogël në hyrje të Strugës nga ana perëndimore.
Në repartin varrezat kryhen aktivitetet vijuese:
- Caktimi i vendeve të varrimit
- Koordinimi dhe bashkëpunimi me operatorë
- Koordinimi dhe bashkëpunimi me gurgdhendësit
- Kryerjen e shërbimeve në morg
- Punë ndertimore (betonimi i fundamenteve , pllakëzimi , etj.)
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe gjelbërimit të varrezave.
Tregu i qytetit
Tregu i gjelbërt për shitjen e prodhimeve bujqësore dhe të tjera është vendosur në pikën e qendrës të qytetit e cila sipërfaqe është në bazë të planit dhe orarit të verifikuar për punë.
NP “Komunale’’ – Strugë i jep rëndësi të veçantë pastërtisë në treg. Për atë qellim kujdeset grupi i veçantë i pastruesve të cilët dy herë në ditë e fshijnë , e mbledhin dhe deponojnë bërllokun në hapësirë të veçantë në kontenjerë , të cilët zbrazen çdo ditë . Larja e tregut bëhet sipas nevojës ose më së paku një herë në muaj.