NP “Komunale” Strugë është ndërmarje publike lokale e organizuar për kryerjen e veprimtarive komunale, në territorin e komunës së Strugës. Çdo vit NP Komunale përgatit program,për punën,me çka arrihet planifikimi i punimit si dhe kontrolli i regullt,për kryerjen e aktiviteteve të planifikuara,me qëllim të realizimit të nevojave të qytetit dhe popullatës,si dhe nevojave të veçanta të cilat paraqiten në Strugë,si qendër turistike.
Në kuadër të punës së saj, NP Komunale Strugë i kryen aktivitetet e saja në pajtim me ligjin e ndërmarrjeve publike , ligjin për veprimtari komunale , ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe ligjin e pastërtisë publike.
Mirëmbajtja e organizuar dhe e përditshme e pastërtisë në qytet , mirëmbajtja e gjelbërimit , funksionimi i rregullt i tregut të qytetit , mirëmbajtja e varrezave të krishtera të qytetit dhe servisit të shërbimeve të nevojshme,janë veprimtari pikënisëse të cilat i ushtron NP Komunale Strugë.
Adresa: Marshall Tito p.n. Tregu i Qytetit Strugë
Tel: 046786640
Fax: 046780357
Email: komunalnostruga@yahoo.com