Në kuadër të projektit “SAFEWASTE CYCLE” për zvogëlimin e mbetjeve organike, në sajë të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, të financuar nga programi EU-IPA, CBC 2007-2011, në Komunën e Strugës mbërritën konteinerë për grumbullimin e mbetjeve të selektuara organike. Te konteinerët është parashikuar të mblidhen mbetjet organike nga tregu i gjelbërt, sipërfaqet e parqeve dhe të shtëpive (mbetje të zarzavateve, frutave, degëve, barërave, kompensatës së drurit, gjetheve). Janë 20 konteinerë me vëllim prej 1.1/m3 dhe 10 konteinerë me vëllim prej 5/m3. Mbetjet e mbledhura do të trajtohen në njësinë për kompostim, e cila do të punojë në kuadër të NP “Komunale”-Strugë, kurse јavën e ardhshme do të arrijë mekanizmi dhe pajisje e përshtatshme për prodhimin e kompostit.

Qëllimi i projektit është që nëpërmjet përzgjedhjes dhe riciklimit të mbetjeve organike të zvogëlohet sasia e mbetjeve në deponinë e qytetit. Komposti i prodhuar do të shfrytëzohet për lulishten e qyteit si dhe për përmirësimin e sipërfaqeve të gjelbërta të parqeve dhe lulishteve në Strugë.

  • Tipi i Projektit “SAFEWASTE CYCLE” për zvogëlimin e mbetjeve organike
  • Vendbanime Qyteti i Strugës
  • Orari i Rregullimeve Çdo ditë
  • Punime Higjienë dhe kosha të mbeturinave