Struga e pastër, ka qënë një ndër dëshirat më të mëdha të qytetarëve të Strugës. Papastërtia që e kishte kapluar qytetin e Strugës paraqitej si një ndër problemet dhe preokupimet themelore të struganëve, por edhe të turistëve nga vendet tjera. Deponitë e shumta brenda dhe jashtë qytetit, mbeturina të hedhura ne çdo pjesë të qytetit, rrugë, trotuare, parqe, i jepnin Strugës një imazh shumë negative para turistëve, qoftë të jashtëm apo edhe të brendshëm.

Përveç pastrimit, gjithashtu vëmëndje e veçantë I është kushtuar gjelbërimit të qytetit. Janë mbjellur lule, bëhet ujitja dhe kositja e të gjitha pjesëve të gjelbëruara në qytet, përreth lumit Drini i Zi, në hyrjet e qytetit si dhe nëpër parqet e qytetit.