Kryetari i NP Komunale së Strugës, Garip Kaba, ka bërë realitet premtimin për larjen e rrugëve të qytetit. Pas një pauze më shumë se një vjeçare ka filluar larja e serishme e rrugëve të qytetit, me automjetin larës, i cili për një kohë të gjatë ka qenë në defekt.
“Rrugët do të pastrohen çdo natë pas orës 22, ndërsa ne do të ndërmarrim edhe aksione tjera për pastrimin e qytetit, por edhe për mirëmbajtjen e gjelbërimit”, ka theksuar drejtori i NP “Komunale” Strugë, Garip Kaba i pranishëm në këtë sipërmarrje për mbajtjen pastër të qytetit.
Qytetarët e Strugës, ndërkaq janë dukur entuziast nga ky veprim i ndërmarrjes që përkujdeset për higjienën e qytetit dhe kanë kërkuar ndërmarrjen edhe të veprimeve tjera, që Struga të bëhet një qytet i pastër.
- Tipi i Projektit Larja dhe pastrim i rrugëve
- Vendbanime Qyteti i Strugës
- Orari i Larjes Çdo natë pas 22:00