Komuna e Strugës, kohëve të fundit ka ndërmarrë një veprim tjetër në funksion të mirëmbajtjes së pastërtisë në qytet. Nëpër disa rrugë të qytetit janë vënduar, kosha  të rinj për mbledhjen e mbeturinave.

Janë rreth 25 të tillë, të cilët Komuna e Strugës dhe ndërmarrja publike në varësi të saj ‘’Komunalja’’  kanë nisur t’i instalojnë dhe do të vazhdojnë t’i vendosin ditët në vazhdim në disa pika kryesore të qytetit më frekuentuese. Aksioni ka nisur me implementimin e tij afër 2 shkollave të mesme, dhe do vazhdojë edhe në pjesët tjera të qytetit si masa paraprake për pritjen e sezonit të ri turistik.

  • Tipi i Projektit Vendosja e Koshave
  • Vendbanime Qyteti i Strugës
  • Orari i Rregullimeve Çdo ditë
  • Punime Kosha të Mbeturinave