Rregullimi hortikulturor i rrethrrotullimeve

posted in: News | 0

Të punësuarit e njësisë punuese Pastërtia publike dhe Gjelbërimit publik të qytetit pranë NP Komunale Strugë këto ditë punojnë me intensitet për zbukurimin pranveror të qytetit dhe lagjjeve periferike.Në fazën përfundimtare është rregullimi hortikulturor i unazës së re te Ura e Morovishtës,gjithashtu edhe te unaza para lagjjes Teferiç.

Në sipërfaqet e unazave po bëhet rregullimi tërësor hortikulturor me fidane të rinj prej pemëve të ulta dhe elementeve zbukuruese,po mbillet bar dhe lule sezonale,me çka unazat e reja do marrin një pamje të re dhe të bukur dhe do përfaqësojë një freski të vërtetë pranverore.