Mirëmbajtja e rregullt e zonave të gjelbërta në qytet.

posted in: News | 0

Ekipet e sektorit të pastërtisë publike dhe gjelbërimit publik të qytetit vazhdojnë me mirëmbajtjen e rregullt të sipërfaqeve të blerta me kositje,ujitje,mbjelljen e luleve sezonale,si dhe mirëmbajtjen e materialit të mbjellur ekzistues nëpër parqe.

Drejtori i NP Kominale Strugë Iqmet Islami deklaroi se mirëmbajtja e sipërfaqeve të blerta dhe parqeve si dhe ngritja e sipërfaqeve të reja mbetet prioritet në punën e NP Kominale Strugë.