Rregullimi i kalatave

posted in: News | 0

NP  Komunalne-Strugë në koordinim me Komunën e Strugës në kuadër të projektit Urat – për një të nesërme më të mirë “financuar nga Programi Bullgar i Zhvillimit nisi një aksion për rregullimin e kalatave të qytetit përgjatë lumitDrini i Zi  .

Si pjesë e aksionit, u mbollën pemë të larta si qershia japoneze, magnolia dhe fotonizi dhe u instaluan pajisje të reja urbane (stola të reja dhe kosha plehrash). Drejtori i NP Komunalne-Strugë Iqmet Islami theksoi se qëllimi i këtij projekti është që kalatës t’i jepet një fytyrë e re dhe qytetarët të ndiejnë ndryshimin e tërë lëvizjes brenda një periudhe të shkurtër kohe.