Lënda:Shpallje e konkursit
Në bazë të nenit.37 nga Ligji për ndërmarrjet publike.nenit.20 nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik(“Gazeta zyrtare e RM”nr.27/14 dhe 119/14) dhe nenit 22 dhe 23 nga Ligji për marrëdhënie pune,drejtori i
NP”Komunale”-Strugë
Shpall
SHPALLJE PUBLIKE
Për pranimin e
- 10(dhjetë) kryerës në vendin e punës Punëtor për grumbullimin e mbeturinave, KDR 03 05B02 021,me shkollim fillor, pa përvojë pune, me kohë të pacaktuar pune-Rroga bazë neto kushton 12.507,00 den.
2.4(katër) kryerës në vendin e punës Punëtor në gjelbërim KDR 0305 B02 015 me shkollim fillor, pa përvojë pune me kohë të pacaktuar pune-Rroga bazë net kushton 12.008,00 den.
3.3(tre) kryerës në vendin e punës Shofer i makinës së veçantë komunale KDR 03 05 B02 068,me shkollim të mesëm,Patent shoferi kategoria C,me më së paku 2 vjet përvojë pune në profesion, me kohë të pacaktuar pune-Rroga bazë neto kushton 15.372,00 den.
4.1(një) kryerës në vendin e punës Mirëmbajtës i varrezave të krishtera KDR 0401 A03 027 me shkollim fillor,me më së paku 2 vjet përvojë pune , me kohë të pacaktuar pune-Rroga bazë neto kushton 13.505,00 den.
5.1(një) kryerës në vendin e punës Bravëndreqës saldator KDR 0401 A01 098 me shkollim të mesëm,bravëndreqës i kualifikuar, me më së paku 4 vjet përvojë pune , me kohë të pacaktuar pune-Rroga bazë neto kushton 15.372,00 den.
6.1(një) kryerës në vendin e punës Rojtar-i rendit në Treg KDR 0305 B02 017 me shkollim fillor ,me ose pa përvojë, pune me kohë të pacaktuar pune-Rroga bazë neto kushton 12.008,00 den.
7.1(një) kryerës në vendin e punës Punëtor-Mjeshtër(kategoria e tretë) KDR 0401 A03 009 me shkollim fillor me më së paku 2 vjet përvojë pune, me kohë të pacaktuar pune-Rroga bazë neto kushton 13.505,00 den
-Kandidatët duhet që ti plotësojnë kushtet e përgjithshme në vijim
-Të jetë shtetas i RM
-Ta përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedone
-Të jetë i rritur
-Të ketë aftësi të shëndetshme për vendin e punës
-Me aktgjykim të formës së prerë të mos jetë dënuar për ndalimin e kryerjes së profesionit,veprimtarisë ose detyrës
Kandidatët duhet që ti plotësojnë kushtet e veçanta në vijim
Te ketë kualifikimet e duhura profesionale për vendin e punës
Të ketë përvojë të duhur pune për vendin e punës
Të ketë kompetenca të veçanta pune për vendin e punës
Kandidatët e interesuar ,duhet që ti dorëzojnë këto dokumente, për përmbushjen e kushteve të nevojshme për vendin e punës,origjinalin ose kopjen të noterizuar
-Çertifikatën e shtetësisë
-Çertifikatën e lindjes
-Dëshmi se me aktgjykim të formës së prerë të mos jetë dënuar për ndalimin e kryerjes së profesionit,veprimtarisë ose detyrës
-Diplomë për arsimin e kryer
-Vërtetim për përvojën e punës nëse kërkohet
-Formular i plotësuar i postuar në faqen e internetit të NP Komunale-Strugë
Procedura për zgjedhjen e punësimit e dhënësve të shërbimit në NP përbëhet nga verifikimi i të dhënave të regjistruara te formulari për punësim me kushtet e vërtetuara në shpalljen publike, verifikimin e të dhënave të regjistruara te formulari për punësim, me kushtet e vërtetuara në shpalljen publike, verifikimin e dëshmive të paraqitura në formular dhe intervistë.
Procedura për punësimin e personalit ndihmës teknik(magazinier) do të zbatohet në përputhje me dispozitat e ligjit për marrëdhënie pune.
Shpallja zgjat 3(tre) ditë pune ,llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes në shtypin ditor në tre gazeta ditore nga të cilat një nga gazetat të cilat shtypen në gjuhën të cilën e folin më së paku 20% e qytetarëve të cilët flasin në gjuhën zyrtare që ndryshon nga maqedonishtja.
Kandidatët, formularët dhe të gjitha dokumentet e nevojshme ti dorëzojnë në këtë adresë:
NP Komunale Strugë
Rr.”Mareshali Tito”pn
Personalisht ose nëpërmjet postës
NP Komunale Strugë
K.D.drejtor Ivan Kleçkaroski